UDHEZIME PER ORGANIZIMIN E SESIONIT TE PROVIMEVE

DISA NGA TË DREJTAT DHE DETYRAT E STUDENTËVE NË SISTEMIN DIXHITAL TË VLERËSIMIT

  1. Studentët e viteve të para në të gjitha programet dhe ciklet e studimeve duhet të regjistrohen vetë online, brenda afateve të përcaktuara nga AKP.
  2. Gjatë regjistrimit të vendosë të dhëna reale të cilat do të përdoren edhe për pajisjen e tij me librezën studentore, suplementin dhe diplomën përkatëse.
  3. Të dorëzojë brenda afatit në sekretarinë mësimore faturën e pagesës për tarifën e regjistrimit, duke u pajisur njëkohësisht me vërtetimin e regjistrimit dhe numrin e matrikullimit.
  4. Të kryejë brenda afatit pagesën në lidhje me tarifën e shkollimit, duke mos u penalizuar kështu, në lidhje me futjen e tij në provime.
  • Për studentët me kohë të plotë afati i pagesës së tarifës së shkollimit është 31 janari i çdo viti të ri akademik, ndërsa për programet e studimit me sezon jo të rregullt (master dhe bachelor me kohë të pjesshme) afati i pagesës është deri 10 ditë para datës së provimit të parë.
  1. Ka leje për të parë orarin.
  2. Sheh grafikun dhe datat e provimeve.
  3. Sheh syllabuset e lëndëve të programit të studimit të publikuara nga pedagogët.
  4. Mund të shikojë notat dhe kreditet e provimeve.
  5. Mund të pajiset në kohë reale me vërtetime studentore në zyrën e informacionit të fakultetit përkatës.

Studenti provimet dhe libreza e tij ne sistemin dixhital te vleresimit ESSE3....kliko

 

PROCEDURA DHE RREGULLAT PER RREGJISTRIMIN E STUDENTEVE  NE SEZONET E RREGULLTA (SEZONI I DIMRIT DHE SEZONI I VERES)

Keto percaktime janë unike për të gjitha fakultetet dhe programet e studimit.

  • Në sezonin e provimeve te dimrit dhe veres studentet duhet te rregjistrohen nga sekretarite mesimore ne lendet qe do te japin provim.
  • Në provimet sezonit te dimrit dhe veres marin pjese dhe studentet perserites. (studente te cilet gjate vitit akademik te meparshem nuk kane plotesuar numrin e duhur te krediteve per te kaluar si studente te rregullt ne vitin akademik aktual, por qe jane rregjistruar paraprakisht ne kete vit akademik si perserites, kane frekuentuar lenden dhe kane paguar tarifat per kete vit akademik ku ata jane perserites********).

Keta studente do te futen ne procesverbale se bashku me studentet e rregullt.

Shenim: Ne sezonin e provimeve te dimrit apo veres nuk duhet te vendosen (gabimisht) studente te rregullt te cilet nuk kane marre  ndonje lende nga viti akademik i meparshem.

Keta studente qe mund te jene ne vit te dyte apo te trete dhe patjeter duhet te kene paguar tarifen e shkollimit per vitin akademik aktual deri me 31 janar, kane te drejte qe ne sezonin e Riprovimeve (te mbarturave, mars-prill ) te rregjistrohen per lendet te cilat nuk i kane mare gjate vitit te kaluar (por i kane frekuentuar).

 

PROCEDURA DHE RREGULLAT PER RREGJISTRIMIN E TE GJITHE STUDENTEVE  NE SEZONIN E VJESHTES

Keto rregulla jane unike per te gjithe studentet dhe ne te gjitha ciklet e studimit:BA-Dita,BA-PT,MP dhe MSC .

Per sezonin e vjeshtes 2016-2017 studentet duhet te rregjistrohen vete ne lendet qe do te japin provim. Me poshte tregohet rregullat dhe procedura e rregjistrimit ne sezonin e vjeshtes 2016-2017.

Rregullat per regjistrimin e studenteve  ne sezonin e vjeshtes 2016-2017.....kliko

Procedura per regjistrimin e studenteve ne sezonin e vjeshtes.....kliko

 

PROCEDURA DHE RREGULLAT PER RREGJISTRIMIN E TE GJITHE STUDENTEVE  NE SEZONIN E PARADIPLOMËS SHTATOR 2017

  • Sezoni Para_DIPLOME i vjeshtes fillon me 22 shtator dhe  do kete dy data 25-26 shtator 2017.
  • Regjistrimi i studenteve duhet te filloje qe nga data 22 dhe zgjat deri me 24 (nje dite para provimit)
  • Studenti duhet te rregjistrohet vete ne provimet e ketij sezoni. Procedura eshte e njejte me rregjistrimin e tyre ne provimet e sezonit te vjeshtes

Kujdes****. Pas dates se provimit studentet nuk mund te rregjistrohen per provim ne kete sezon.

Cilet student kane te drejte te rregjistrohen ne sezonin e paradiplomes?

1.       Studenti duhet te jete DIPLOMANT – Mesazhi qe i nxjerr system kur studenti nuk ploteson kete kusht eshte: “Ju nuk jeni ne kursin e fundit. Ky sezon i dedikohet vetëm studentëve që janë për t’u diplomuar”

2.       FREK_GJITHE_LENDET – Studenti duhet te kete frekuentuar gjithe lendet qe ka ne libreze. Mesazhi qe i nxjerr sistemi  studentit eshte: “Për t’u prenotuar në këtë sezon, duhet të keni frekuentuar të gjitha veprimtaritë mësimore të planit tuaj.”

3.       MAX_3_RIPROVIME – Studenti mund te kete maksimumi 3 lende pa kaluar (pervec provimit te formimit apo tezes). Mesazhi qe i nxjerr sistem kur studentit eshte “Për t’u prenotuar në këtë sezon, duhet të mos keni kaluar maksimumi 3 veprimtari mësimore të planit tuaj.”

4.       1_PREN_X_LENDE – Vetem 1 prenotim per ate lende. Mesazhi qe i nxjerr sistemi kur studenti nuk ploteson kete kusht eshte: “Egziston një prenotim për këtë veprimtari. Studenti nuk mund të prenotohet më shumë se një herë për këtë veprimtari.”

5.            Studenti ka te drejte te prenotoje maksimumi deri 2 provime ne dite.

6.            Pra ne kete sezon rregjistrohen vetem studentet diplomante te cilet kane gjithsej vetem deri ne tre lende  te cilat duhet ti kete frekuentuar por nuk i ka mare gjate gjithe ciklit te studimit.

Shenim: Studenti duhet te verifikoje ne fillim nese ka lende te pafrekuentuara, apo qe nuk i ka mare para se te rregjistrohet ne sezonin e paradiplomimit.

 

Rregullat per regjistrimin e studenteve diplomante ne sezonin e paradiplomimit vjeshte 2017.....kliko

Procedura per regjistrimin e studenteve diplomante ne sezonin e paradiplomimit.....kliko

 

PROCEDURA DHE RREGULLAT PER RREGJISTRIMIN E TE GJITHE STUDENTEVE TE VITIT II DHE III  DHE IV (PT) NE SEZONIN E TE MBARTURAVE

Keto rregulla jane unike per te gjithe studentet e viteve te dyta, te treta dhe te katerta (PT), ne te gjitha ciklet e studimit: BA-KP, BA-PT, MP dhe MSC te cilet jane te rregjistruar dhe vazhdojne rregullisht studimet ne vitin akademik 2016-2017.

Per sezonin e te mbarturave 2016-2017  kane te drejte te rregjistrohen vetem studentet e vitit te dyte, te trete, dhe te katert (PT), te cilet  jane te regjistruar paraprakisht ne vitin akademik 2016-2017 dhe  kane provime te mbartura nga viti akademik 2013-2014, 2014-2015 apo 2015-2016.

Theksojme se ne kete sezon keta studente  mund te japin vetem provime nga lendet te cilat nuk i kane mare gjate viteve akademike te meparshme 2013-2014, 2014-2015, 2015-2016.

Per te gjithe studentet te cilet duan te japin ne sezonin e te mbarturave 2016-2017 lende te cilat i kane patur te pafrekuentura gjatevitit akademik 2013-2014, 2014-2015, 2015-2016 por i kane frekuentuar gjate sem I, te vitit akademik 2016-2017 duhet :

a. Te kerkojne nga  pedagogu i lendes vendosjen e frekuentimit te lendes ne sistemin dixhital te vleresimit. Ne te kundert studenti nuk do te mund te prenotohet nga websiti i tij ne provimin e kesaj lende per kete sezon. Pastaj studenti shkon ne websitin e tij dhe rregjistrohet ne provimin e kesaj lende per kete sezon.
 
Kujdes****. Pas dates se provimit studentet nuk mund te rregjistrohen per provim ne kete sezon.

*****Studentet duhet te rregjistrohen vete ne lendet qe do te japin provim. Me poshte tregohet rregullat dhe procedura e rregjistrimit..... kliko

 

PROCEDURA DHE RREGULLAT PER RREGJISTRIMIN E STUDENTEVE  NE SEZONIN E DIPLOMIMIT SHTATOR 2017

Sezoni DIPLOMIMIT Vjeshte 2016-2017 per programet "Bachelor", "Master Profesional" dhe "Master i Shkencave" te percaktuara sipas cdo fakulteti do te kryhet ne periudhen 28/09/2017 deri 29/09/2017 dhe do te kete per programet BA-KP dhe BA-PT date diplomimi (28/09/2017). Kurse per programet Master (MP dhe PSC) data e provimit te diplomimit do jete 29/09/2017.

  • Per sezonin e diplomimit rregjistrimi i studenteve do te kryhet online nga vete studentet nga data 26/09/2017 deri 27/09/2017.
  • Pas kesaj date asnje student nuk mund te kryeje veprime per rregjistrime ne provimet e ketij sezoni.

  • Procedura dhe menyra e rregjistrimit do te afishohen ne monitoret e cdo fakulteti dhe ne websitin e universitetit ne linkun “SHËRBIMET ONLINE” → “Sezonet e provimeve
  • Ne provimet e sezonit te diplomes nuk do te lejohen studentet qe nuk kane shlyer detyrimin e pageses se tarifes se shkollimit.

  • Kujtojme se per tu rregjistruar ne sezonin e diplomimit, te gjithe studentet duhet te jene te pasjisur me te dhenat personale qe ata kane vendosur gjate procedures se rregjistrimit te tyre prane fakultetit ku ata studiojne. N.q.s studentet hasin veshtiresi me keto te dhena atehere duhet te komunikojne me sekretarite e departamenteve te fakultetit perkates per tu njohur me to.

  • Pedagoget dhe sekretarite mesimore duhet te kene ngarkuar ne sistem te gjitha procesverbalet e provimeve qe u perkasin ketyre programeve deri me daten 25/09/2017, perndryshe, asnje student nuk do te mund te rregjistrohet ne provimin e  diplomimit. 
  • Studenti ne librezen e tij duhet te kete te gjitha lendet te vleresuara me note kaluese (me perjashtim te provimit te temes se diplomes).

Cilet studente kane te drejte te rregjistrohen ne sezonin e diplomes?

1.  Studenti duhet te jete DIPLOMANT – pra kontrollohet qe kursi i studentit te jete i barabarte me vitin e fundit te kohezgjatjes se programit. Mesazhi qe i shfaqet studentit eshte “Ju nuk jeni ne kursin e fundit. Ky sezon i dedikohet vetëm studentëve që janë për t’u diplomuar”

Per shkak te kushteve te vendosura nga sistemi  lidhur me kete sezon, ata qe nuk plotesojne kriteret nuk do te mund te prenotohen dot. Per kete arsye studenti duhet te verifikoje ne fillim nese ka lende te pafrekuentuara, apo qe nuk i ka kaluese, para se te rregjistrohet ne sezonin e diplomimit.

Rregullat per regjistrimin e studenteve diplomante ne sezonin e diplomimit vjeshte 2017.....

Procedura per regjistrimin e studenteve diplomante ne sezonin e diplomimit.....kliko

Location (Map)

Contacts

Rector
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 822 42580

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Secretary of Rector
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Deputy Rector for curricula and academic management
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Deputy Rector for scientific research and project management
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator of University

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

All contacts