Seminar "Përcaktimi i sugjerimeve për përmirësimin e Sigurimit të Cilësisë"

Trajnim në lidhje me përcaktimin e sugjerimeve për përmirësimin e Sigurimit të Cilësisë

Në 26 Tetor 2015 NjBSC zhvilloi trajnimin e parë në lidhje me përcaktimin e sugjerimeve për përmirësimin e hapave të kërkuara në përmirësimin e Sigurimit të Cilësisë. Temat kryesore të trajnimit ishin:

  • Prezantim i aktiviteteve dhe pritshmërive të deritanishme të paketave të punës të Projektit Tempus ENCHASE;
  • Prezantim përmbledhës i materialit të paraqitur në draftin e ristrukturuar të Manualit të Njësisë për Sigurimin e Brendshëm të Cilësisë;
  • Paraqitje e elementëve që i mungojnë Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë sipas Raportit të dytë Benchmark të hartuar në kuadër të këtij projekti;
  • Diskutime rreth sugjerimeve për hapësirat e nevojshme për trajnime nga ASCAL për Sigurimin e Brendshëm të Cilësisë
  • Diskutime të ndryshme në lidhje me elementët e deritanishëm të sigurimit të cilësisë dhe përcaktimi i afateve për realizimin e plotë të tyre.

 

Prezantimet u përqëndruan në:

  • krijimin e një kornizë për sigurimin e jashtëm dhe të brendshëm të cilësisë në IAL-të shqiptare duke synuar ngritjen e kapaciteteve të strukturave ekzistuese dhe konkretizimin e elementëve për matjen e cilësisë në këto institucione.
  • ngritjen e kapaciteteve të të gjithë stafit të përfshirë në sigurimin e cilësisë (Studentët, Qëndra e Karrierës, Qëndra e Projekteve dhe Kërkimit shkencor, Zyra e TI, Zyra Financave etj.)
  • përcaktimin e pritshmërive në vijim për kalimin nga një kornizë e përgjithshme në elementë konkretë për matjen e cilësisë.
  • nevojën për marrë reagimin e APAAL, MAS dhe partnerëve evropianë në lidhje me Raportet Benchmark dhe Njësitë e Brendshme të Sigurimit të Cilësisë, si dhe konkretizimin e funksioneve praktike të saj.

 

SHKARKO PREZANTIMET


Enchase - In-House - Actual Achievments Presentation

 

Benchamarking report - Quality Assurance Activities

Manual Draft Presentation

FOTO


     

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com