Në datën 01 Mars 2018 u nënshkrua Marrëveshje Bashkëpunimi midis Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë dhe Universitetit të Mjekësisë, Tiranë.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të realizojë bashkëpunim midis dy institucioneve në këto fusha:

-Shkëmbim i stafit akademik, kërkuesve shkencorë dhe studentëve në kuadër të veprimtarisë kërkimore shkencore

-Nxitjen, mbështetjen dhe realizimin e projekteve të përbashkëta kërkimore dhe formuese

-Nxitjen, mbështetjen dhe realizimin e veprimtarive të tjera shkencore

-Shkëmbim literature

-Shkëmbim përvoje

Në datën 15 Shkurt 2018 u nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi midis Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë dhe Kolegjit AAB, Prishtinë, Kosovë.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të realizojë bashkëpunim midis dy institucioneve në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, zhvillimit të veprimtarive të përbashkëta, shkembime të stafit akademik, të kërkuesve shkencorë dhe studentëve, zhvillim ndërkombëtar, organizime dhe publikime të përbashkëta etj.

Në datën 16 Dhjetor 2017 u nënshkrua Marrëveshje Bashkëpunimi midis Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë dhe Fakultetit Filozofik të Universitetit “Hasan Prishtina” Prishtinë, Kosovë.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të realizojë bashkëpunim reciprok midis dy fakulteteve për zhvillimin e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, duke zhvilluar veprimtari të përbashkëta, shkembime të stafit akademik, të kërkuesve shkencorë dhe studentëve, zhvillim ndërkombëtar, organizime dhe publikime të përbashkëta etj.

Në datën 06 Dhjetor 2017 u nënshkrua Marrëveshje Bashkëpunimi midis Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë dhe Fakultetit të Shkencave Shoqërore të “Albanian University” Tiranë.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është realizimi i shkëmbimit të ndërsjelltë të eksperiencave në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor. Ky bashkëpunim përfshin:

-krijimin e mundësisë për shkëmbimin e praktikave profesionale të studentëve

-promovimin e aktiviteteve të organizuara në bashkëpunim

-krijimin e aksesit në biblotekat respektive

-organizimin e aktiviteteve të përbashkëta

-shkëmbimin e eksperiencave të pedagogëve në mësimdhënie dhe kërkim shkencor

Në datën 23 Nëntor 2017 u nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi midis Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë dhe Kolegjit Riinvest Prishtinë, Kosovë.

Synimi i kësaj marrëveshjeje është të realizojë bashkëpunim midis dy institicioneve në fushën e: -mësimdhënies dhe kërkimit shkencor

-zhvillim veprimtarish dhe vizitash e shkembimesh të stafit akademik, kërkues shkencorë dhe student

-rritje e ndërveprimit akademik

-organizimi i programeve, takimeve, botimeve, konferencave, seminareve dhe projekteve kërkimore të përbashkëta

-shkëmbime tekstesh mësimore dhe publikime të tjera

Në datën 10 Nëntor 2017 u nënshkrua Memorandum Bashkëpunimi midis Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë dhe Kolegjit UBT Prishtinë, Kosovë

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të realizojë bashkëpunim reciprok midis palëve në dobi të zhvillimit të mësimit dhe kërkimit shkencor.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje synohet të zhvillohen aktivitete të tilla si: mësimdhënie dhe kërkim shkencor, zhvillim veprimtarish, vizitash dhe shkembimesh të stafit akademik, kërkues shkencorë dhe studentë, rritje e ndërveprimit akademik, programe, takime, botime, konferenca dhe projekte të përbashkëta.

Në datën 05 Shtator 2017 u nënshkrua rinovimi i Memorandumit të Mirëkuptimit midis Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë dhe Universitetit “Aristotel”, Thesaloniki, Greqi.

Qëllimi i këtij memarondumi është të rinovojë memorandumin e nënshkruar ne vitin 2014 edhe për një periudhë tjetër 3 vjeçare.

Po ashtu Universitetet do të shfrytëzojnë mundësinë e krijimit të programeve të përbashkëta Master dhe Doktoraturë si edhe do të mundësojnë shkëmbimin e një pjestari të stafit akademik me qëllim mbajtjen e leksioneve në Universitetin partner.

Në datën 01 Qershor 2017 u nënshkrua Marrëveshje Bashkëpunimi midis Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë dhe Universitetit të New York-ut Tiranë.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të zhvillojë bashkepunimin e përbashkët akademik dhe shkëmbime midis universiteteve.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje synohet të zhvillohen aktivitete të tilla si: shkëmbime të studentëve dhe stafit akademik dhe administrativ, shkembime të literaturës dhe informacioneve të ndryshme, kërkime të përbashkëta, programe post doktorale dhe aktivitete të tjera që do të vendosen në bazë të marrëveshjeve të përbashkëta nga të dy universitetet.

Në datën 19 Maj 2017 u nënshkrua Marrëveshje Bashkëpunimi Shkencor midis Këshillit Kombetar të Kërkimit të Italisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë.

Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është të forcojë bashkëpunimin në fushën e kërkimit dhe zhvillimin midis Italisë dhe Shqipërisë.

Në kuadër të kësaj marrëveshjeje synohet të zhvillohen aktivitete të tilla si: projekte kërkimore dhe seminare të përbashkëta, aktivitete për zbatimin e reformës në arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor etj.

Pages

Harta e Vendodhjes

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
            alijashari@yahoo.com
            rektorati@yahoo.com

Sekretarja e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230
e-mail: megipashko@yahoo.com
        rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për mësimin
Prof. as. dr.  Majlinda Bello

Tel. : +355 822 42580
e-mail: mbello@unkorce.edu.al
            rektorati@yahoo.com

Zv. Rektore për shkencën dhe projektet
Dr. Erinda Papa

Tel: +355 822 42580
e-mail: erindapapa@yahoo.com

Administrator i Universitetit

Msc. Enslemvera Zake (Furxhi)
Tel: +355 822 43609
e-mail: eni_furxhi@yahoo.com

Te gjitha kontaktet