“JO GJAKMARRJES PO JETËS” TITULLOHET PROJEKTI ME TË CILIN UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” MERR PJESË NË FUSHATËN P2P, ORGANIZUAR NGA EDVENTURE PARTNERS.

Në datën 2 qershor një grup studentësh të  kursit II dhe III në  degën e Gjuhës Angleze, së bashku me koordinatoren dr. Juliana Çyfeku, prezantuan projektin “Jo Gjakmarrjes- Po Jetës” me të cilin universiteti “Fan S. Noli” ështe përzgjedhur të bëhet pjesë e fushatës P2P organizuar nga EdVenture Partners që zhvillohet në Washington DC.

Studentët treguan të gjitha fazat e këtij projekti si intervista dhe takime në qytetin e Shkodrës,  ku studentët e universitetit të Korçës dërguan edhe ndihma ushqimore pranë fondacionit “Jo gjakmarrjes- Po jetës”. Për studentët dhe pedagogët pjesëmarrës në prezantim u ndanë fletëpalosje, bluza e stilolapsa, nëpërmjet të cilave u përcollën mesazhe për Paqe, Dashuri dhe Bashkim, i cili është edhe slogani i këtij projekti. 

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com