NË FAKULTETIN E EDUKIMIT DHE FILOLOGJISË U PROMOVUAN DY PREJ BOTIMEVE TË AUTORIT KRISTAQ TURTULLI "ATI DHE FATI" DHE "IKJE PREJ VETVETES"

Në datën 5 maj në ambjentet e bibliotekës “ Kongresi i Manastirit” të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë u promovuan dy romanet e rinj të shkrimtarit Kristaq Turtulli “ Ati dhe Fati” dhe “ Ikje prej vetvetes”. Prof. as. dr. Jonela Spaho  bëri hapjen e veprimtarisë duke folur për vlerat letrare të profilit të Kristaq Turtullit si autor. Pedagogu  dr. Eris Rusi bëri ilustrimin e  veprës “Ati dhe Fati” duke nxjerrë në pah udhëkryqet e individit në realitetin shqiptar. Për vlerat e autorit si prozator foli prof. as. dr. Dion Tushi, ndërsa  pedagogu  dr. Ilir Shyta u ndal tek problematikat e të dy librave. Në këtë promovim u shfaq edhe një film dokumentar për historinë e familjes filantrope Turtulli. Disa prej botimeve të tij shkrimtari Kristaq Turtulli i dhuroi për fondin e bibliotekës të këtij fakulteti.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com