STUDENTËT E PROGRAMIT HISTORI- GJEOGRAFI NË KUADËR TË UDHËTIMEVE TË STUDIMIT, ZBULOJNË DESTINACIONE TË REJA NË SHQIPËRI DHE KOSOVË

Gjatë periudhës maj- qershor 2017, studentët e programit Histori- Gjeografi, në kuadër të udhëtimeve të tyre të studimit, zbuluan destinacione të reja në Shqipëri dhe në Kosovë. Studentët e vitit III u ndalën në veri të vendit, në Parkun Kombëtar Lugina e Valbonës, ku impresionues ishte kalimi me traget në itinerarin Fierzë- Koman, si edhe vizitat në qytetet historike të Prizrenit dhe Gjakovës në Kosovë. 

Monumentet natyrore dhe kulturore në jug të vendit ishin objekti i vizitës së studentëve të vitit  II në Kalanë e Gjirokastrës, Parkun Arkeologjik të Butrinit, Parkun e Llogarasë,  Parkun Arkeologjik të Apollonisë etj.

Shumë e veçantë ishte edhe vizita e studentëve të vitit  I në veri të vendit, të cilët u njohën me monumente historike si: Kalaja e Lezhës, Muzeu Historik i Gjergj Kastriotit në Kruje, Kalaja e Rozafës në Shkodër etj.

Sipas përgjegjëses didaktike të ekspeditave Dr. Edlira Menkshi qëllimi i praktikave mësimore është paisja e studentëve të programit Histori- Gjeografi me njohuri të drejtpërdrejta teorike, të ndërthurrura me përvojën e njohurive konkrete në terren.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com