U ZHVILLUA “DITA AKADEMIKE 2017”- CEREMONIA E DIPLOMIMIT TË STUDENTËVE

Në datën 17 korrik në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” u organizua ceremonia e  diplomimit të studentëve të Universitetit “Fan S. Noli” e njohur si  “Dita Akademike 2017”.  Fjalën e hapjes rektori i universitetit Prof. dr. Ali Jashari e nisi me lajmin e gëzuar se “Universiteti i Korçës përmbush plotësisht Standardet Shtetërore të Sigurimit të Cilësisë, vlerësime këto, të cilat u bënë në kuadër  të akreditimit të këtij universiteti”. Ai u shpreh se universiteti i Korçës hyri në procesin e Akreditimit si  një institucion me emër dhe integritet të lartë. “Akreditimi është një e mirë jo vetëm për studentët e pedagogët, por është edhe një e mirë publike për zhvillimin e rajonit ku zhvillon veprimtarinë ky institucion”.  Mes qindra studentëve e pedagogëve të ftuar ishin edhe përfaqësues të institucioneve dhe të pushtetit vendor. Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, ka përgëzuar rektoratin për të gjitha iniciativat që po ndërmerr si dhe u shpreh se bashkëpunimi i bashkisë me universitetin do të jetë në nivele të larta dhe tepër frytdhënëse. Më pas studentja Sara Metanj, e cila ishte edhe moderatore e kesaj veprimtarie, ka ftuar me rradhë studentët për të marrë diplomat dhe vlerësimet përkatëse. Gjatë kësaj cermonie u shfaq edhe nje montazh me fotografi, të cilat  pasqyruan një pjesë të veprimtarive të universitetit “Fan S. Noli” gjatë vitit akademik 2016- 2017.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com