VITI I RI AKADEMIK 2016-2017

Me rastin e fillimit të vitit të ri akademik 2016-2017, pranë ambjenteve të Universitetit Fan S,Noli u organizua ceremonia e hapjes. 
Fjalën e rastit e mbajti Rektori prof.dr Ali Jashari i cili, që prej fillimit të fjalimit, i uroi mirëseardhjen pedagogeve të rinj (15 këtë vit) që i bashkohen armatës së pedagogeve aktualë. Jashari vazhdoi më tej me prezantimin e disa prej projekteve dhe aktiviteteve që ky institucion do të organizojë me qëllim përmirësimin dhe ruajtjen e identitetit dhe emrit te mirë të këtij Universiteti. Në ceremoni përshëndetën të pranishmit edhe prefekti i qarkut Korcë Z. Ardit Konomi, zëvëndës kryetarja e bashkisë Znj. Benila Tërova , kryetarja e Këshillit të Qarkut Znj, Ana Verushi , Imzot Johan Pelushi (përfaqësues i klerit) dhe Z. Niko Face ish pedagog i Universitetit, të cilët duke ofruar mbështetjen e të gjitha institucioneve vendore i uruan stafit dhe studentëvë një vit akademik sa më të mbarë. 
Universiteti i Korçës, sivjet në 45 vjetorin e tij, vjen me detyra e objektiva të reja në drejtim të përmirësimit të cilësisë së mësimdhenies e mësimnxënies si një nga kërkesat më urgjente të kohës.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com