WORKSHOP ME TEMË “E DREJTA PËR INFORMIM DHE MBROJTJA E TË DHËNAVE PERSONALE”

Në kuadër të njohjes me te drejtat për informim dhe mbrojtjen e të dhënave personale, ditën e premte, dt 4.11.2016, Universiteti i Korçës në bashkëpunim me Zyrën e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ka organizuar workshop-in me temë “E drejta për informim dhe mbrojtja e të dhënave personale”. Në këtë veprimtari merrnin pjesë punojnës të administratës,pedagogë e studentë të ftuar. Referuesit bënë prezantimin e Komisionerit si një figurë ndërmjetësuese midis individit që kërkon të informohet dhe institucionit përkatës , ndaj të cilit është parashtruar kërkesa për informim (në rast se ky i fundit nuk kthen përgjigje ose kthen një përgjigje negative). Institucioni i Komisionerit ka ndërmarrë një fushatë me karakter njohës e ndërgjegjësues në të gjithë Institucionet Publike në vend për të garantuar funksionimin dhe mbarëvajtjen e shtetit ligjor. Në fund të workshop-it të pranishmit bënë pyetje dhe diskutime duke shkëmbyer përvojat e tyre.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com