U ZHVILLUA SIMPOZIUMI ME TEMË: “ SFIDAT E KTHIMIT TË SHKOLLAVE NË QENDRA KOMUNITARE”.

Departamenti i Edukimit në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë në bashkëpunim me Departamentin e Pedagogjisë të Universitetit të Durrësit, organizoi në datën 2.12.2016 simpoziumin me temë “Sfidat e kthimit të shkollave në qendra komunitare”, me pjesëmarrjen e mësuesve, punonjësve socialë dhe drejtuesve të shkollave të arsimit parauniversitar. Referuesit në kumtesat e tyre folën për rëndësinë e bashkëpunimit shkollë-familje-komunitet në kuadër të nismës SHQK (Shkolla Qendër Komunitare). Më pas simpoziumi vijoi me një tryezë të rrumbullakët, ku të pranishmit diskutuan për ndikimin e arsimit gjithpërfshirës, çështjet gjinore, fëmijët me aftësi të kufizuara, si dhe për rolin e Universitetit në realizimin e nismës SHQK. Në fund, për të pranishmit u shpërndanë certifikata pjesëmarrjeje.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com