MEMORANDUM BASHKËPUNIMI PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “MENAXHIMIN DHE TRANSPORTIN E GAZIT DHE TË NAFTËS”

Në datën 13 shkurt 2017, në Kozan (Greqi) u nënshkrua Memorandumi i  Bashkëpunimit midis  Institutit Teknologjik Arsimor  (Universiteti i Maqedonisë Perëndimore për Shkencat e Aplikuara, Kozan), Universitetit Ekonomik të Azerbajxhanit dhe Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës për programin e studimit Master i Shkencave në “Menaxhimin dhe transportin e gazit dhe të naftës” (Petroleum-oil and gas management and transportation).

Ky Memorandum u nënshkrua nga rektorët respektivë të tre universiteteve: prof. Nikolaos Asimopoulos (Kozan), Prof. Adalat Jalal Oghlu Muradov (Azerbajzhan) dhe prof. Ali Jashari (Korçë).

Qëllimi i këtij Memorandumi lidhet me hapjen e programit të studimit Master i Shkencave  në “Menaxhimin dhe transportin e gazit dhe të naftës” (Petroleum-oil and gas management and transportation) pranë Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës, si një program studimi i akredituar, që do t’u përgjigjet kërkesave të tregut të punës në rajonin e Korçës dhe më gjerë.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com