BASHKËBISEDIM ME STUDENTËT DHE PEDAGOGËT PËR PROJEKTET E REJA TË BASHKISË NË QYTETIN E KORÇËS

Në datën 24 shkurt 2017, në sallën e konferencave tw Universitetit “Fan S. Noli”, u zhvillua një bashkëbisedim me studentët dhe pedagogët për projektet e reja të Bashkisë në qytetin e Korçës. Në fillim të takimit përshëndeti rektori i Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës, prof. dr. Ali Jashari, i cili, ndër të tjera, theksoi se edhe ky  bashkëbisedim i hapur, ku studentët dhe pedagogët thonë mendimin e tyre për ardhmërinë e qytetit, është një fakt domethënës për bashkëpunimin e frytshëm të këtij institucioni me organet e pushtetit vendor dhe qendror. Paraqitjen e projekteve të artit, kreativitetit, inocavionit dhe edukimit e bëri z. Sotiraq Filo, kryetar i Bashkisë së Korçës. Pas paraqitjes së projekteve, mjaft studentë dhe pedagogë bënë pyetje dhe komente rreth tyre. I pranishëm në këtë takim ishte dhe z. Niko Peleshi, zëvendëskryeministër i Shqipërisë, i cili tha se Universiteti, gjithë stafi akademik dhe studentët, janë partnerë të projekteve bashkëkohorë për zhvillimin e qytetit dhe të rajonit të Korçës, këto projekte janë të studentëve, ndaj dhe ne e quajmë “projekti ynë i përbashkët”. 

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com