PREZANTOHET PARA STAFIT TË REKTORATIT TË UNIVERSITETIT “FAN S. NOLI” TË KORÇËS ADMINISTRATORJA E KËTIJ UNIVERSITETI ENSLEMVERA ZAKE.

Në datën 7 Prill 2017 në ambjentet e bibliotekës “ Kongresi i Manastirit” në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë u zhvillua ceremonia e prezantimit të Administratores së Univesitetit “Fan S. Noli” të Korçës Znj. Enslemvera Zake. Rektori i universitetit Prof. dr. Ali Jashari pasi ka përshëndetur stafin e rektoratit ka ftuar për të bërë prezantimin Kryetaren e Bordit të Administrimit të universitetit, Znj. Sofjola Kotelli, e cila u shpreh se bordi vlerësoi projektin vizionar të Enslemvera Zakes mes 4 projekteve të paraqitura në konkurs. Administratorja Enslemvera Zake në fjalën e saj falënderoi Bordin e Administrimit të universitetit  për vlerësimin dhe tha se gjatë punës së saj do vazhdojë t`i  japë rëndësi zhvillimit të mëtejshëm të këtij universiteti e në veçanti ndërkombëtarizimit të tij.

Harta e Vendodhjes

Lidhu me ne

Kontakt

Rektori
Prof. dr.  Ali Jashari

Tel. : +355 822 42230
         +355 676385000

e-mail:  ajashari@unkorce.edu.al
 alijashari@yahoo.com

Te gjitha kontaktet

Asistente e Rektorit
Megi Pashko

Tel. : +355 822 42230

e-mail:
megipashko@yahoo.com
rektorati@yahoo.com